Report TV - PD-LSI bashkë kundër PS, KQZ shpëton kryebashkiakun e djathtë

Report TV 2018-05-08

Views 0

KQZ ka rrëzuar kërkesën heqjen e mandatit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. KQZ votoi me 4 vota kundër dhe 3 pro heqjes së mandatit të Kapllanajt, i cili rezulton i dënuar me dy vjet burg në Itali për vjedhje në vitin 2004. PD dhe LSI kanë bashkuar votat kundër PS, e cila kërkoi heqjen e mandatit për Kapllanajn, me pretendimin se preket nga ligji i dekriminalizimit.

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u shoqërua me debate të forta, ku ishte ish-kreu i KQZ, Denar Biba, që kërkoi t'i hiqet mandati kryebashkiakut. Biba u përplas me kreun aktual, Klement Zguri, teksa i ka thënë se nuk bëri mbledhje për rastin e kryebashkiakut të djathtë, edhe pse sipas tij, Prokuroria ka dërguar materialin dhjetë ditë më parë. Ashtu si Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, edhe Biba kërkon t?i ndërpritet mandati Kapllanajt, por kjo është cilësuar si presion politik mbi KQZ nga ana e Zgurit.
Biba: Edhe pse ka ardhur materiali nga Prokuroria 10 dite me pare, kryetari i KQZ nuk beri mbledhje. U detyruam ne qe te therrisnim mbledhje. Më 16 tetor te ketij viti struktura e posaçme ka kthyer pergjigjen per denim dy vjet burg ne Itali.

Prokuroria ka shkuar pertej kompetences se saj, pasi ne pergjigje per Kapllanajn ka thene se kryebashkiaku eshte rehabilituar, pasi kane kaluar 10 vite nga vendosja e denimit. Duheti t?i nderpritet mandati Kapllanajt.

Share This Video


Download

  
Report form