Report TV - Pasuritë për 2016, ja milionat e Nishanit, Ramës, Metës e Llallës

Report TV 2017-07-05

Views 0

Pasuria e krerëve të shtetit dhe politikës shqiptare, për vitin 2016, buron kryesisht nga pagat, dietat për udhëtime jashtë vendit, interesat bankare, nga qiratë dhe shitja e apartamenteve.

Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht deklaratat e pasurisë, për vitin që lamë pas, të Presidentit të Republikës Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe të krerëve të disa prej institucioneve të pavarura më të rëndësishme në vend.

Nishani miliona nga qiratë dhe udhëtimet
Për vitin 2016, kreu i shtetit Bujar Nishani ka deklaruar pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rreth 10 mijë USD të ardhura nga dhënie me qira e një apartamenti dhe dyqani në Durrës.

Po ashtu, kreu i shtetit deklaron 1 620 USD dhe 4 860 euro dieta për udhëtime në cilësinë e Presidentit, 2 260 238 lekë pagën vjetore si President dhe 102 000 lekë pagë si kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Nishani thotë se i ka mbetur pa shlyer 3 418 476 lekë nga një kredi e marrë për blerje apartamenti, ndërsa bashkëshortja e tij, Odeta Nishani ka marrë një tjetër kredi për shtëpi dhe mobilim shtëpie.

Share This Video


Download

  
Report form