Letër porosi për pasuritë e Llallës

RTV KLAN 2018-12-01

Views 0

Hetimi i ish-prokurorit Adriatik Llalla nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hyrë në një tjetër fazë. Autoritetet shqiptare kërkojnë informacion nga ato gjermane, pasi prej vitesh familja e ish-numrit një të akuzës jeton atje, madje edhe gjatë kohës që ai ka ushtruar detyrën.

Burime nga Prokurori e Krimeve të Rënda konfirmuan për Televizionin Klan se letër-porositë kërkojnë të dhëna për pasuritë e tij atje. Prokuroria shqiptare e akuzon Llallën për pastrim parash, deklarim i rremë i pasurisë dhe shpërdorim detyre.

Për llogari të këtij hetimi, në muajit Korrik të këtij viti u sekuestruan disa pasuri të Adriatik Llalës, që kapnin vlerën e 1 miliardë lekëve. Konkretisht janë nën sekuestro janë 22 mije e 500 metra katrorë tokë dhe një apartament në Durrës. Këto, pasuri sipas prokurorisë, janë produkt i aktiviteteve kriminale dhe deri në një vendim tjetër të gjykatës për lirimin apo konfiskimin e tyre ato nuk mund të tjetërsohen nga pronari.

Prokuroria e Durrësit në 15 Mars të këtij viti regjistroi hetimin për ish-numrin një të akuzës. Më pas Dosja kaloi tek Krimet e Rënda për kompetencë dhe në datën 20 Korrik, gjykata vendosi sekuestro ndaj pasurisë. Llalla drejtoi Prokurorinë Shqiptare nga Shtatori i vitit 2012 deri në Dhjetor të 2017, kur u zëvendësua nga Arta Marku.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form