Ora News – Ekskluzive/ Vasili letër Nishanit, Metës dhe Ramës: Bordi i ONM-së i paligjshëm

Ora News Lajme 2017-06-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Krijimi i Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është një instrument politik dhe jo kushtetues. Në një letër që Ora News e disponon te dërguar në datën 13 shkurt kreut të Kuvendit, Kryeministrit, Presidentit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, Vasili shpreh shqetësimin për rolin e paqartë dhe ligjshmërine e këtij bordi, pasi sipas tij fryma e Kushtetutës përcakton vetëm ardhjen e vëzhguesve ndërkombëtarë me eksperiencë për të monitoruar proçesin e vettingut. Ministri Vasili nënvizon në letër se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij.
Bordi i krijuar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit sipas Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, është jokushtetues.
Nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Kuvendit Meta, kryeministrit Rama, presidentit Nishani dhe ambasadorëve Lu e Vlahutin, të siguruar ekskluzivisht nga Ora News, Ministri Vasili shpreh shqetësimin e tij per ligjshmërinë e këtij bordi.
Në letrën e dërguar theksohet se konsensusi i arritur në 21 korrik kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë ekspertë të ligjit me jo më pak se 15 vite eksperiencë, ndërsa nuk ka qenë i parashikuar krijimi i një bordi të tillë menaxhues.
?Në të gjitha dispozitat qoftë kushtetuese apo ligjore nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon proçesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që so të realizojnë vëzhgimin e pavarur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-leter-nishanit-metes-dhe-rames-bordi-i-onm-se-i-paligjshem/

Share This Video


Download

  
Report form