Ekskluzive/Babai i Ermal Metës letër për të birin: Dua të takoj, do t'i fal të gjitha fjalët!

Report TV 2018-06-28

Views 1

Gëzim Meta, babai i Ermal Metës ka reaguar pas koncertit të këngëtarit të njohur në Tiranë me një letër publike. Këtë letër Gëzim Meta e motivon me arsyen se ka bërë përpjekje për të takuar të birin, kur ishte në Tiranë, por Ermali nuk e ka pranuar takimin me të. Prindërit e Ermal Metës janë të divorcuar dhe Ermali ka jetuar me nënën.

Në disa intervista për mediat italiane dhe shqiptare, Ermal Meta është shprehur se i ati i tij ka ushtruar dhunë mbi të në fëmijëri. Madje këngëtari është shprehur se disa motive të vuajtjeve në adoleshencë janë përfshirë në këngët e tij si një mesazh kundër dhunës si ?Lettera a mio padre? dhe ?Vietato morire?, ku flet për fëmijërinë e dhimbshme të tij.

Tek ?Lettera a mio padre? ka treguar për raportin më babanë e tij. Babanë ai e përshkruan një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi. Ndërkohë, i ati, Gëzim Meta, në këtë letër publike, insiston të sqarojë se nuk ka qenë i dhunshëm. Gëzim Meta i lutet Ermalit që të takohen dhe ulen për të biseduar së bashku, ku shton se ?do t?ia fal edhe fjalët që ka thënë publikisht në adresë të tij?

Share This Video


Download

  
Report form