Vasili: Përse Bordi i ONM është antikushtetues

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Letra e Komisionerit Hahn ka qartësuar më shumë shqetësimin e Ministrit të Drejtësisë, Pertit Vasili se Bordin e Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues dhe antiligjor.

Në një shkresë dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe ambasadorëve të SHBA e BE, Vasili thotë se shqetësimet e ngritura prej tij vazhdojnë të mbeten çështje të rëndësishme për analizë, diskutim dhe vendimarrje, sidomos nën dritën e fakteve të evidentuara nga letra e z.Hahn.

Ministri i Drejtësisë shprehet se komunikimi me Bashkimin Europian i mbajtur nga sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është në shkelje të Kushtetutës dhe të ligjeve të tjera pasi ai s?ka qenë i autorizuar nga një vendim kolegjal i Këshillit të Ministrave.

"Fillimisht, Qeveria Shqiptare, referuar pikës 2, të Nenit B, të Aneksit të Kushtetutës, si dhe ligjit "Për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë", detyrimisht duhet të kishte propozuar fillimin e negociatave për një marrëveshje ndërkombëtare, ku të përcaktoheshin konkretisht organizimi, funksionimi dhe detyrat specifike të ONM-së, si dhe marrëdhënia me institucionet shtetërore në Republikën e Shqipërisë. Qeveria shqiptare nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë të nevojshëm dhe të detyrueshëm për nisjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Pra edhe kërkesa formale dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm, që referohet edhe në letrën e z. Hahn, rezulton të jetë jo në zbatim të Kushtetutës dhe një kërkesë e tillë nuk përfaqëson vullnetin e Këshillit të Ministrave, si organ kolegjial, në konstituimin e ONM-së, pasi edhe vetë Sekretari i Pergjithshëm i Këshillit të Ministrave, nuk gëzon asnjë funksion të veçantë sipas Kushtetutës, që t?i lejojë atij t'i kërkojë Bashkimit Europian të fillojë procedurat e konstituimit të ONM-së dhe fillimin e ushtrimit të funksioneve të saj. Zyrtarët e BE-së referojnë të kenë komunikuar me Qeverinë e Republikës së Shqiperisë, por në fakt kanë komunikuar me Sekretarin e Përgjithshem të Keshillit të Ministrave, pa autorizimin nëpërmjet vendimarrjes së Qeverisë së Republikës së Shqipërisë".

Këto veprime, thotë Vasili, nuk gjejnë mbështetje kushtetuese, sikundër as vetë Bordi i Menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Bashkëpunimi i Bordit me vetë Operacionin, shprehet Ministri, bëhet në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare, e cila, detyrimisht duhe të kalojë në parlament.

?Është i domosdoshëm një qëndrim shtetëror i shprehur nëpërmjet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për propozimin dhe miratimin e marrëvëshjes ndërkombëtare. Kushtetuta flet qartë për ONM-në, por nuk ka asnjë përcaktim për Bordin e saj, i cili në të gjitha komentet, përfshirë dhe komentet që vijnë nga Bashkimi Europian, nënkuptohet apo konceptohet si i mireqenë. Ky është një qëndrim i pabazuar në Kushtetutë e ligj, pasi institucioneve të papërcaktuara me ligj, nuk mund t?u jepen detyra dhe pergjegjësi, përn...

Share This Video


Download

  
Report form