TIRANE-LSI sërish kundërshtime për bordin e ONM.
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, më 20 shkurt i ka dërguar një letër dy ambasadorëve, atij amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, Presidentit Bujar Nishani, kryeparlamentarit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama mbi Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, (ONM) për zbatimin e ligjit të Vettingut.
Në letrën e tij të siguruar nga Shqiptarja.com, Vasili thekson se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues. Sipas marrëveshjes me BE, thotë letra e Vasilit, nuk gjendet ndonjë përcaktim apo dakordësi për ngritjen e një Bordi, por referohet vetëm vullneti për të vënë në dispozicion ekspertët.