Ora News – Idrizi: Kërkesa për qeveri teknike e pa arsyeshme

Ora News Lajme 2017-07-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi thotë në ?Tonight Ilva Tare? në Ora News, se kërkesa e opozitës për qeveri teknike në këtë moment është e paarsyeshme, teksa kriza politike po thellohet.
Idrizi: Është për të ardhur keq se si këto 25 vjet, klasa politike ka qenë e zonja për të prodhuar krizat. Sot jemi në krizën e radhës, e cila është një krizë ciklike. Pavarësisht nga të ?drejtat e palëve?, unë nuk kuptoj se si politika shqiptare e ka kthyer konfliktualitetin në sistem. Kjo është një nga krizat më të rënda të stisura.
Tare: Nuk qëndrojnë argumentet e opozitës?
Idrizi: Opozita ka shumë të drejtë të kërkojë të gjithë garancitë për të hyrë në zgjedhje, por kërkesa për qeveri teknike nuk duket e arsyeshme, në këtë moment kur po rrëshqasim nga institucionet. Unë nuk e kuptoj se si Rama dhe Basha nuk ulen, kur janë ulur Thaçi me Vuçiçin. Kjo është arsyeja pse ne i kërkuam Presidentit të Republikës të thirrte tryezën e partive politike. Unë jam optimist se kriza do të zgjidhet, por do të zgjidhet ditën e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/idrizi-kerkesa-per-qeveri-teknike-e-pa-arsyeshme/

Share This Video


Download

  
Report form