TIRANË-"Asnjë hap mbrapa nuk do të ketë për Partinë Demokratike në kërkesën e saj për qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme".
Kështu është shprehur në ditën e 59 të protestës kryedemokrati Lulzim Basha, i cili komentoi zhvillimet Brenda kampit të majtë. Sipas tij aletatë në qeverisje po sillen si në serialet e telenovelave ndërsa tha se kryeministri po bën çdo përpjekje të bindë aleatin e tij të tërhiqet nga deklarata për dorëzim të mandateve.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka përdorur një retorikë jo të zakontë sot lidhur me akuzat ndaj kryeministrit e qeverisë.
"Nuk ka leke"
?Cili është problemi numër një i shqiptarëve sot? Eshtë gjendja ekonomike. Cili është halli numër një kur i pyet njerëzit? S?ka lekë, nuk ka lekë, thonë. S?ka lekë, s?kemi lekë për nevojat elementare, s?kemi lekë për fëmijët, s?kemi lekë për tarifat e universitetit, s?kemi lekë të paguajmë faturat e energjisë, faturat e ujit. Nuk ka lekë, s?ka lekë.
Paratë e karburantit, paratë e taksapaguesve, ku shkojnë?
Ku shkojnë paratë? I mbledh ky, shteti; shteti i leshit. Eshtë më e pakta që mund t?i them. Sepse, vetëm te tenderi i karburantit këtë vit tenderon 4,4 miliard lekë. Këtë vit elektoral. A e dini cilat janë shumat që ka harxhuar shteti shqiptar ndër vite? I kemi nga shifrat zyrtare. A e dini se cilat janë shumat që kanë harxhuar ndër vite? Në vitin 2013, 1.16 miliardë. Në 2014, 1.58 miliardë. Në 2015, 1 miliardë. Në 2016, 1.3 miliardë. Në 2017, 4.39 miliardë lekë. 44 milionë dollarë karburant.