Report TV - Basha: Shteti brenda shtetit po ju vjedh, shkatërrimi do vazhdojë

Report TV 2016-05-21

Views 0

?Po nuk shkatërruam shtetin brenda shtetit që punon vetëm për Ramën, Kokëdhimën, Balilajn, Shullazin, Tahirin, Beqën, Ahmetajn, e një grusht oligarkësh, shkatërrimi do të vazhdoj? kështu është shprehur kreu i Demokratëve Basha gjatë një bashkëbisedimi me banorë e tregtarë të qytetit të Pogradecit.

Ndërkohë banorët e vendit janë shprehur se kreu i shtetit Edi Rama ?ka ndërtuar një shtet gjobëvënës?dhe se gjëndja e tyre sa vjen dhe bëhet më e rëndë për ta.

"Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet ti merrje ti. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë që duhet të shkojnë për ilaçet nëpër spitale, pajisjet nëpër spitale. Ka një shtet brenda shtetit që merr paratë e pensioneve e të ndihmës ekonomike. Ka një shtet brenda shtetit dhe ky është Koço Kokëdhima, është Klement Balilaj, është Emiliano Shullazi, është Saimir Tahiri, është Edi Rama, është Arben Ahmetaj. Ka një shtet brenda shtetit, po nuk shkatërruam këtë shtet brenda shtetit kjo mynxyrë do të vazhdoj.-tha Basha

Gjithashtu kreu i Partisë Demokratike ka premtuar për qytetarët e Pogradecit ndërtimin e unazës së qytetit, e cila ka një kosto prej 9 milion euro e cila është e barabartë më paratë që merr me konçesionin korruptiv Vilma Nushi në 9 muaj.

Share This Video


Download

  
Report form