TIRANË - Kreu i Kontrollit të Lartë i shtetit ka deklaruar në Komisionin e Ekonomisë, ku ka prezantuar raportin për vitin 2014-2015, se dëmi ekonomik i konstatuar nga shkeljet gjatë vitit 2015 është më i madh se në 4 vitet e kaluara.
Sipas kreut të KLSH, vetëm dëmi ekonomik i konstatuar në 6-mujorin e parë të vitit 2015 është 16 miliardë Lekë, ndërsa në vitin 2014 dëmi ekonomik i konstatur ka qenë me 11 miliardë Lekë.
"Numri i auditimeve 160 në total, dëmi ekonomik 27 mld Lekë. Në 2014 dëmi 11 miliardë Lekë. Në 6-mujorin e parë të 2015 dëmi 16 mld Lekë. Krahasuar me 4 vitet e mëparshme, dëmi ekonomik për vitin 2015 është më i madh."- u shpreh Leskaj.
Por problemi kryesor sipas Leskajt është mos ndëshkueshmëria e zyrtarëve të cilët janë gjetur në shkelje.
"Gjatë 2015-s kemi konstatuar shkelje të zyrtarëve të ndryshëm. I kemi kërkuar ministrave e drejtorëve t?i largojnë. I kemi çuar për ndjekje penale dhe asgjë s?ka ndodhur. Leskaj në çdo rast kur kemi konstatuar shkelje dhe largime nga detyra, të drejtoreve sekretareve të Përgjithshëm, zv/ministrave nuk ka patur masa. Dhe nga ana jone s?ka patur asnjë lloj shkelje. Kemi bërë 67 kallëzime penale për 2014 dhe 6 mujorin e parë te 2015. 26 për 2015-ën dhe 41 raste gjatë vitit 2014."- tha Leskaj.