Ora News - Moisiu: Politika e do Presidentin si nëpunës jo si kryetar Shteti

Ora News Lajme 2017-02-26

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-Presidenti Alfred Moisiu i ftuar në studion e Ora News mbrëmjen e fundit të vitit, thotë se Presidenti i vendit duhet të zgjidhet nga populli dhe në krye të shtetit duhet të jetë një personalitet.
Ai thotë se politika kërkon një nëpunës në krye të shtetit. Për sa i përket reformës në drejtësi, ai mendon se ajo është vonuar qëllimisht nga klasa politike dhe sistemi gjyqësor.
Pjesë nga intervista:
Moisiu: Reforma në drejtësi është gjëja më e madhe. Deri më tani e kemi në letër. Është e vërtetë që periudha e realizimit të saj në letër është zgjatur më shumë se sa duhej dhe përgjegjësia është e politikës shqiptare, sepse jo të gjithë e duan këtë lloj reforme. Edhe gjyqtarët një pjesë do të japin llogari për atë që kanë bërë. Fajtore është politika që e ka vonuar sepse donte që kjo reformë, nuk guxonte të dilte kundra saj, sepse shqiptarët kanë kohë që e kërkojnë, por indirekt kërkonin ta vononin dhe ta zbusnin. Kur të fillojë implementimi do të vazhdojë kjo situatë dhe duhet vendosmëri. Kam qenë i mendimit që politika të mos fusë duart fare. Ishte ajo pjesë që do të goditej, ndërsa gjyqësori e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Të gjitha këto kanë pasur një qëllim: të ulin sa më shumë të jetë e mundur ?gradacionin e rakisë? në qoftë se shprehemi kështu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moisiu-politika-e-do-presidenti-si-nepunes-jo-si-kryetar-shteti/

Share This Video


Download

  
Report form