Report TV - 'Liqeni i Mjellmave', sfidojnë talentet e reja, vlerësohen Sulaj e Muçollari

Report TV 2017-07-05

Views 3

Adela Muçollari dhe Krist Dalipi kanë mbyllur natën e fundit të premierës ?Liqeni i Mjellmave? këtë të dielë në Tiranë.

Baleti i ngjitur në skenë me koreografi të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos është shfaqur tre ditë rresht në Pallatin e Kongreseve.

?Liqeni i mjellmave? është ndjekur me interes nga publiku dhe specialistët e koreografisë, nga të cilët kanë pasur kritika dhe debate për konceptin koreografik.

Skenografia e rënduar dhe devijimi i 2 akteve të këtij baleti nga klasikja kane qenë pikat më të diskutueshme, që i kanë humbur grintën që vetë dy balerinët koreografë kanë pasur në premierën e vënë në skenë vite më parë nga i ndjeri Agron Aliaj.

Ndërsa për sa i përket publikut ajo që ishte më vlerësuar në këtë premierë ishte puna e mirë e balerinëve.

Vlerësimet e publikut kanë shkuar më së shumti për talentet e reja të operës, sidomos në natën e parë për balerinën Ledia Sulaj. Ishte delikate, e zhdërvjelltë dhe me një figurë të përsosur vizuale në çdo akt.

Nuk kanë munguar vlerësimet edhe për Enada Hoxhen e Gerd Vason në rolet kryesore, por këtë herë u vu re që nuk ishte perfomanca më e mirë e tyre.

Nga balerini i parë Gerd Vaso është vënë re mungesa e fleksibilitetit në vallëzim, por balerina e parë Enada Hoxha arriti ta mbulonte një pjesë të mirë të ngathtësisë së dukshme të partnerit.

Share This Video


Download

  
Report form