TIRANE- Plot 180 garues nga 23 nacionalitete të ndryshme, si nga Europa veriore, Skandinavia, Finlanda, Norvegjia, Holanda, Gjermania, etj; do të sfidojnë garuesit e makinave dhe motorëve shqiptarë në edicionin e 10 jubilar të garave "Rally Albania". Gara ka startuar mesditën e sotme nga sheshi "Nënë Tereza" në kryeqytet.
Në vigjilje të garës ndërkombëtare të "Rally Albania", organizatorët janë shprehur rreth risive që ky edicion pritet të sjellë. Sipas tyre gjatë këtyre garave do të përfshihet si asnjëherë më parë në garë rreth 70% e territorit të vendit, ku pilotet do të sfidojnë në terrene të vështira.
Gjatë 7 ditëve të "Rally Albania" garuesit do të përballen me etapa të shumta ku më e gjata parashikohet të jetë nga Peshkopia në Përmet, e për të mbërritur më pas në Orikum.