A1 Report - Rally Albania përfundon etapa e parë, e dyta me incidente

Report TV 2015-08-22

Views 6

Garuesit e edicionit të 10 të Rally Albania kanë përfunduar ditën e djelë etapën e parë të itinerarit të tyre 7-ditor, i cili përfshiu kryeqytetin e Tiranës dhe rrethinat përreth saj si Baldushku, Petrela etj. Fitues të etapës së djeshme u shpall ëalter Truegler, në vend të dytë italiani Andrea Fesani dhe në vend të tretë u rradhit Adrea cOSENTINO. Ditën e sotme e cila përkon me etapën e dyte është përfshirë territori i juglindjes së Shqipërisë ku ndalesa është qyteti i Peshkopisë. Përveç adrenalinës së garës duket se nuk kanë munguar dhe incidentet e para ku italianit Adrea Fesani, fituesi i vendit të dytë për etapën e parë i është djegur motorri në zonën Guribardhë, ndërsa garuesi belg Martin Fontyn ka humbur trajektoren.
Nëpërmjet kësaj gare binin në sy edhe bukuritë e këtyre zonave të paeksploruara nga garuesit pasi një ndër qëllimet e kësaj gare është promovimi i turizmit. Gjatë këtij edicioni jubilar, 180 pilotët garojnë me 94 motora dhe 30 makina sportive. Një risi e këtij edicioni është edhe sistemi i avancuar gjurmimit i instaluar për telefonat e tipit android, në mënyrë që familjarët apo dashamirësit të ndjekin të preferuarit e tyre gjatë kalimit të etapave. Ndryshe nga vitet e tjera ky edicion pëfshin 70% të territorit të vendit, ku nuk do të mungojnë edhe terrenet e vështira për garuesit, të cilat janë një sfidë më vete.

Share This Video


Download

  
Report form