Sasia rekord prej 12 ton kanabis në ish-depot e ushtrisë në fshatin Pagri të Përmetit i përket një grupi të strukturuar kriminal.
Është ky përfundimi i hetuesve të cilët kanë vendosur që kjo dosje të tranfserohet pranë Krimeve të Rënda ku prej më shumë se 1 jave janë duke u administruar dëshmitë e banorëve të fshatit dhe personave të arrestuar.
Nga hetimet ka rezultuar se kjo sasi e canabisit është magazinuar në këtë zonë prej muajit Janar deri më 9 Prill 2017 kur u zbulua nga policia.
Këto fakte hetuesit e krimeve të rënda kanë mundur t'i sigurojnë nga dëshmia e