Report TV - Depo me 12 ton kanabis, Report TV në fshatin Pagri të Përmetit

Report TV 2017-07-05

Views 2

Fshati Pagri rreth 28 km nga qyteti i Përmetit, ka shërbyer si pika e magazinimit të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike Kanabis Sattiva, të mbjella në zonën e Frashërit.

Këto pamje që vijnë nga brenda magazinës, ku u gjetën 12 ton kanabis të shpërndara nga vetë policia nuk kanë nevojë për shumë koment.

Report TV ishte sot në fshatin e thelle malorë të Pagrit, ku trafikantët e kanabisit, në një magazinë shtetërore që dikur ka shërbyer si depo e drithërave, e kishin kthyer në një hambar për grumbullimin e hashashit.

Banorët: Nuk kemi parë lëvizje të dyshimtë
Banorët e këtij fshati të vogël malor, shprehen për kameran tonë, se nuk kanë vënë re që magazina e braktisur nga shteti në vitet ?90, shërbente për magazinimin e hashashit të korrur në fshatrat e Përmetit.

Share This Video


Download

  
Report form