Mbi një ton kanabis që u sekuestrua nga policia në Velipojë do të trafikohej për në Itali. Lënda narkotike do të ngarkohej në gomone në fshatin bregdetar të Vilunit për në shtetin fqinj. Report Tv shkoi në vendin ku do të nisej droga nga trafikantët për në Itali.
Droga e transportuar nga Shkodra për në Velipojë ishte planifikuar që të fshihej në bodrumin e një hoteli për të pritur momentin që të trafikohej, por u bllokua.
Aktualisht vijojnë kontrollet në të gjithë qarkun e Shkodrës për të prangosur persona të tjerë që janë të përfshirë në këtë rrjet.