Ati i shenjtë jep mesazhin “Urbi et orbi” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Papa Françesku ka mbajtur meshën e Pashkëve, duke u kërkuar besimtareve te krishtere te mos injorojnë vuajtjet e te varfërve, emigranteve dhe shtresave vulnerabel. Ne mesazhet e tij, Ati i Shenjte, ritregoi rrëfenjën Biblike, me vuajtjet dhe dhimbjen e Shën Mërisë, ndërsa vizitonte varrin e Jezu Krishtit pas kryqëzimit. Por ringjallja përfaqëson edhe sot shpresën, se Zoti nuk e ka braktisur kurrë njerëzimit, por janë njerëzit ata qe duhet te afrohen me shume me Zotin, theksoi Papa Bergoglio. ?Nuk duhet te harrojmë asnjëherë te mirat dhe gjithë dashurinë e Zotit. Jetojmë ne kohëra kur njerëzit kane harruar te neperkemburit, te varfrit, te pamundurit. Është vërtet nje skandal ndasia e madhe e krijuar mes te pasurve dhe te varfërve.? Mesditën e Pashkëve, Papa Franceku shpërndan nga sheshi Shën Pjeter mesazhin ?urbi et Orbi? për qytetin dhe boten, duke uruar Pashkët ne te gjitha gjuhet e botes, përfshire edhe ne shqip. Mesha e Pashkëve është zhvilluar nen masa tepër te rrepta sigurie dhe me prani te madhe besimtarësh ne Vatikan.

Share This Video


Download

  
Report form