Rroshi konfirmon mesazhin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Elvis Rroshi, Kryetar i Bashkisë Kavajë, konfirmon mesazhin që i ka dërguar deputetit Ben Blushi. Pak pasi ligjvënësi bëri publik mesazhin, kryebashkiaku reagoi përmes një statusi në Facebook, ku kërkon ndjesë për çka kishte shkruar. Rroshi shkruan se kjo shkelje e etikës erdhi pasi, siç thotë, i kish ardhur shpirti në majë të hundës. Kreu i Bashkisë Kavajë shprehet se ndërsa u mësua me përbaltjen e Partisë Demokratike dhe Sali Berishes, nuk e mendonte se të njëjtin fjalor, sharje e akuza, do t?i dëgjonte nga Ben Blushi. Elvis Rroshi siguron se nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe pret zbatimin e ligjit për dekriminalizimin për të zbardhur të vërtetën. Pas publikimit të mesazhit, ka reaguar kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili tha se do të takohet personalisht me Blushin. Ndërkohë që deputetët e kanë kosideruar si skandal të rëndë mesazhin kërcënues, për të cilin Kuvendi duhet marrë menjëherë masa. Këto ishin reagimet e vetme gjatë punimeve publike të seancës plenare. Asnjë nga deputetë socialiste nuk foli rreth gjithçka publikoi kolegu i tyre Blushi. - See more at: http://vizionplus.al/rroshi-konfirmon-mesazhin/#sthash.nTcoxNct.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form