“Peshqit” e parë të dekriminalizimit, bien Tahiri, Selami e Rroshi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-02-23

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy deputete dhe një kryetar bashkie humbasin mandatin per shkak te ligjit te dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme ne nje deklarate per mediat ka njoftuar se deputetet Dashamir Tahiri, Shkelqim Selami dhe kryetari i bashkisë se Kavajës Elvis Rroshi, janë subjekt i ligjit te dekriminalizimit dhe nuk mund te ushtrojnë me funksionet e tyre. Per deputetin Dashamir Tahiri i zgjedhur ne qarkun e Vlores nen siglën e PDIU, qe aktualisht eshte pjese e grupit parlamentar te PD, prokuroria ka siguruar këto te dhëna.Shtetasi Dashamir Tahiri, me funksion ?Deputet? rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e ?Dekriminalizimit? të dhëna: - Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;- Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.- Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia;Per deputetin Shkelqim Selami, i cili është zgjedhur ne qarkun e Vlorës nen siglën e LSI, por prej disa muajsh ehste larguar nga kjo force politike organi i akuzës sqaron:Nuk ka deklaruar në formularin e ?Dekriminalizimit? të dhëna për një masë sigurimi ?arrest me burg?, nxjerrë ndaj tij nga ana e gjykatës së Brindizit, si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me ?Trafikim të qënieve njerëzore?. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të kësaj mase, ai ka qëndruar një javë në paraburgim në Brindizi dhe më pas është lënë i lirë, në vijim të hetimit.Listen me te gjate te mos deklarimeve e ka kryetari i Bashkisë se Kavajës, Elvis Rroshi.- Një dënim për veprën penale të ?Përdhunimit? në grup, në vitin 1995 në Itali- Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër- Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.- Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish.- Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash. Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar se keto verifikime i jane dërguar tashme komisionit qendror te zgjedhjeve, ndërkohe qe kane nisur edhe hetimet për veprën penale të ?Falsifikimit te formularëve, sipas nenit 190 te Kodit Penal?. Keta 3 funksionare te larte jane te paret qe humbasin mandatet si pasoje e ligjit te dekriminalizimit te miratuar nje vit me pare. Sipas këtij ligji, i takon Komisionit Qendror te Zgjedhjeve te ndërpresë mandatin e dy deputeteve dhe te beje spostimin e listes per te miratuar 2 deputetet e rinj. Ndersa per rastin e kryebashkiakut te Kavajës duhet te njoftoje kryeministrin per shkarkimin e tij. Nese shefi ...

Share This Video


Download

  
Report form