Dy dekada me “etërit e shenjtë” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne vitin 1993 Papa Gjon Pali i dyte, mbajti meshën solemne ne Shkodër. Sot, 20 vjet me pas, nje tjetër Pape viziton Shqipërinë. Por, edhe pse ai nuk do te vije ne Shkodër, per besimtaret katolike te këtij qyteti, vizita ka nje rendësi te veçante. Arqipeshkvi i Shkodres Angelo Massafra tregon pikat e perbashekta te këtyre dy vizitave te Papave ne vetem dy dekada. Per italianin me origjine arbereshe këto dite kane qene tejet te ngarkuara. Ai qëndron ne krye te Dioqezes se Shkodrës prej vitit 1998, por 21 shtatori i këtij viti është mjaft i rendesishem per te. Duke folur per Vizion Plus, Angelo Massafra tregon se pavarësisht qëllimeve te ndryshme te dy vizitave njeres ne vitin 1993, e tjetres ne 2014-n, arsyeja është një. Gjon Pali zgjodhi te vij për te ngritur Kishën e shkatërruar nga komunizmi. Per te bekuar nisjen e praktikimit te fesë. Ndërsa Papa Francesku është Papa i periferive dhe ka zgjedhur Shqipërinë si periferi e Europes. Por ne thelb te dyja vizitat kane te perbashket bekimin dhe dhënien e mesazhit te mbështetjes.

Share This Video


Download

  
Report form