Meta: Zgjidhja vjen me dialog - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Meta, ka shfrytëzuar mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të LSI-së për të treguar histori e situata të vështira nga e kaluara, fundi i të cilave ka qenë pozitiv, vetëm pas dialogut politik. E nisi me dorëheqjen e tij në vitin 2001 dhe diskutimet me Fatos Nanon, për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Për të kaluar më pas, në pasigurinë që kishte Edi Rama të hynte në zgjedhjet lokale të vitit 2007, kur kryeministër ishte Sali Berisha. Duke risjellë më vëmendje këto fakte, ai këmbënguli për dialog mes mazhoranëcs dhe opozitës. Por, duke i kërkuar aleatit të tij Rama të jetë më tolerant. Edhe pse nuk dha një përgjigje të qartë për vijimin e koalicionit me PS-në, Ilir Meta dha sinjalin për vazhdimin e aleancës me Ramën. Por, situata politike është delikate, ndaj kreu i LSI-së kërkoi vetëpërmbajtje, pasi konfliktet edhe mund të precipitojnë.

Share This Video


Download

  
Report form