Busek: Ndarja e Kosovës, zgjidhja me e mire - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

Kosova dhe Serbia duhet të nisin diskutimet për ndarjen e Kosovës. Kështu është shprehur në një intervistë për një media kosovare, ish-koordinatori i paktit të stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek. Sipas tij, ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë, që do ti lejonte shtetit më të ri në rajon të njihet si i tillë nga Serbia dhe nga 5 shtete të tjera të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj. Busek propozoi një këmbim të territorit midis Luginës së Preshevës dhe veriut të Mitrovicës dhe kjo rrugë sipas tij do të siguronte një zgjidhje të qëndrueshme jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por edhe për mbarë Ballkanin. "Jam i bindur se ndarja është e vetmja mundësi," u shpreh Busek. I pyetur për situatën e krijuar mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, si dhe tensionet e krijuara në kufij mes 2 shteteve, Busek shprehu bindjen se gjithçka do të shkojë më mirë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.

Kosovo and Serbia should initiate discussions about the division of Kosovo. This was expressed in an interview for the Kosovar media, former coordinator of the Stability Pact for South Eastern Europe Erhard Busek. According to him, the division of Kosovo would be the best solution that would allow the youngest state in the region to be recognized as such by Serbia and by 5 other states of the European Union which have not yet recognized its independence . Busek proposed an exchange of territory between the Presevo Valley and north Mitrovica and that in his street would provide a lasting solution not only for Kosovo and Serbia, but also throughout the Balkans. "I am convinced that the division is the only option," said Busek. Asked about the situation between Pristina and Belgrade, as well as border tensions created between the two countries, Busek expressed his confidence that everything will be better after the general elections in Serbia.

Share This Video


Download

  
Report form