Rama: Pro nismës së Presidentit për dialog me opozitën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama rishprehet i gatshëm të ulet në tavolinën e dialogut me opozitën.Pas përfundimit të seancës plenare, ku opozita mungon që nga mesi i muajit shkurt, kreu i mazhorancës u shpreh i hapur për diskutuar me opozitën, edhe në tryezën e negociatave të propozuar nga Presidenti i Republikës.Për vazhdimin e aleancës me LSI-së Rama u tregua i qetë. Por nënvizoi se mandatin e ardhshëm do e përcaktojnë qytetarët më 18 Qershor.Kryeministri theksoi rëndësinë e zgjedhjeve. Ai u shpreh se nuk ndihet i shqetësuar se cila do të jenë opozita e ardhshme, edhe nëse pjesë e saj nuk do të jetë PD.Deklaratat e kryeministrit vijnë në një kohë kur faktori ndërkombëtar ka forcuar thirrjet për uljen në tryezën e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, me qëllim kapërcimin e krizës politike në Shqipëri.

Share This Video


Download

  
Report form