Aktorët, pjesë e nismës së Bashkisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
45 peme mimoze iu shtuan parkut te liqenit artificial te Tiranës. Këtë herë nismës se bashkisë iu bashkuan aktorët. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj tha se pemët i japin parkut më shumë gjelbërim dhe qytetit më shumë frymëmarrje.



?U jam shumë mirënjohës sot të gjithë artistëve, atyre që janë ikonë e skenës shqiptare, por edhe artistëve të rinj, gjithë trupës së shfaqjes ?Nata Dymbëdhjetë? të Teatrit të Metropolit, pedagogë e studentë të Arteve, që na u bashkuan sot për të mbjellë 45 mimoza në Parkun e Liqenit. Është shumë e rëndësishme t?i kthejmë natyrës atë që dëmtohet. Ngricat e vjetshme na dëmtuan një parcelë të madhe me mimoza në park, ndaj 45 artistë sot mbollën 45 mimoza dhe ndihem shumë mirë për këtë. Skena e madhe është skena e qytetit dhe kur sillemi të gjithë si profesionistë të rolit, pra si qytetarë të cilët ndjejnë, kuptojnë, angazhohen, marrin përsipër qoftë edhe gjëra të vogla si mbjellja e një peme, japim një mesazh fantastik në këto kohë të trazuara, ku kemi më shumë nevojë për gjërat që na bashkojnë se për gjërat që na përçajnë?, tha Veliaj.



Veliaj u dha lajmin e mire aktoreve se shumë shpejt do të jetë gati edhe teatri i hapur në amfiteatrin e Parkut të Liqenit.



?Lajmi i mirë është që për pak javë mbaron amfiteatri, i cili do të jetë një tjetër skenë në natyrë. Uroj të kesh takat dhe ta mbushësh të gjithë parkun!?



Bashkia e Tiranës beson se deri ne 21 mars kur shënohet dita botërore e pyjeve do te jene mbjelle 100 mije peme si pjese e projektit te pyllit orbital.

Share This Video


Download

  
Report form