Report TV - Parku i dytë më i madh te 'Unaza e Re', Veliaj:Së shpejti dhe një shkollë

Report TV 2017-07-05

Views 2

Fëmijët e bllokut të pallateve që njihet ndryshe edhe si zona e ?Astirit?, nga dje mund të luajnë në këndin më të madh të lojërave që ka ndërtuar Bashkia e Tiranës, pas atij te Liqeni Artificial.

Dikur një zonë informale e lënë në harresë, sot banorët e kësaj zone, pjesë e Njësisë Administrative të Kasharit, kanë një hapësirë të re rekreative rreth 2300 metra katrorë, ku veç këndit të lojërave për fëmijët, ka edhe mjedise pushimi për të rriturit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh shumë i kënaqur për punën e bërë nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit dhe ndërmarrjet e tjera për shndërrimin e kësaj hapësire në një mjedis çlodhës për të rritur dhe zbavitës për fëmijët.

?Ky park lojërash është bërë me forcat e bashkisë dhe vjen si një dhuratë për komunitetin e zonës. Deri dje ky shesh ishte një hapësirë toke e mbushur me inerte, ndërsa sot, falë APR-së dhe kolegëve të palodhur të bashkisë, është një hapësirë fantastike për fëmijët?, tha Veliaj, duke shtuar se ky është vetëm fillimi për transformimin total që Bashkia e Tiranës ka planifikuar për zonën e ?Astirit? në Unazën e Re.

Share This Video


Download

  
Report form