#rtvora
Vendimi për shpalljen e fituesit në tenderin për ndërtimin e Unazës së Re do të shtyhet në një afat të dytë. Shkak është bërë ankimimi i dy kompanive për procedurat e ndjekura në nisjen e tenderit për lotin e parë që përfshin aksin "sheshi Shqiponja - Pallati me Shigjeta".
Mësohet se janë 8 kompani që kanë paraqitur dokumentacionin ku ofertat shkojnë nga 1.72 miliardë lekë dhe deri në 2.2 miliardë.
Burimet kanë bërë të ditur se gjatë shqyrtimit të dosjeve tre kompani janë skualifikuar. Por në fazën e dytë dy prej subjekteve pjesëmarrëse në garë ALB-BUILDING dhe Salillari kanë paraqitur ankesë, çka ka detyruar komisionin të ndërpresë procedurën e renditjes së kompanive.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se tenderi është anuluar, pasi procesi do të vijojë pas shqyrtimit të pretendimeve të kompanive. Komisioni ka të drejtën të rrëzojë apo dhe të pranojë argumentet duke dalë më pas me një përfundim.
Tenderi për unazën e re u pezullua në fillim të këtij viti pas zbulimit të dokumenteve të falsifikuar me të cilat aplikoi kompania fituese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/unaza-e-re-shtyhet-ne-nje-afat-te-dyte-shpallja-e-fituesit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz