http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë ?Liqeni i mjellmave? u vu në skenën moskovite në vitin 1877, atë kohë nën titullin ?Mjellma e liqenit?. Me kohën nuk ka ndryshuar vetëm emri, por edhe elementë të ndryshëm në koreografi. Muzika ka mbetur ajo që shkroi Tchaikovsky. Edhe në Tiranë vjen ndryshe nga baleti i konceptuar në 2004-ën nga Agron Aliaj. Dhe nuk ndryshon pak, por më shumë gjysma e lëvizjeve klasike që kemi shijuar deri më tani. Për t?iu përshtatur modernes, ndryshim ka edhe skenografia, apo kostumet e krijuara nga Ardi Asllani, që njëlloj si në operën Traviata, i ka dhënë një koncept tjetër karaktereve që artistët ngjisin në skenë. ?Liqeni i mjellmave? do të vijë për publikun në datat 14, 15 e 16 prill në Pallatin e Kongreseve që do të jetë skena e Teatrit të Operas dhe Baletit për veprat e mëdha që kërkojnë të ngjiten në skenë disa trupa artistësh.