Bashkitë vendosin taksa të përkohshme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ligj i ri i miratuar ne Komisionin e Ekonomisë i jep te drejte bashkive qe te vendosin taksa te përkohshme, me nje afat tre vjeçar dhe jo me shume se dy ne vit. Kjo nisem është e ngjashme me taksen e infrastrukturës arsimore qe vendosi Bashkia Tirane. Ministri Arben Ahmetaj sqaron se niveli i taksës qe do te propozojnë njësite vendore, nuk do te jete me shume se 35% mbi taksen reference. Projektligji i ri per financat vendore ne thelbin e tij parashikon një disiplinim me te madh fiskal te bashkive, te cilat do te jene nen ombrellën e Ministrisë. Por shëndoshja financiare e tyre pritet te vije edhe nga rishikimi i tarifave vendore. Sipas te dhënave, pas reformës territoriale janë 12 miliard leke detyrime ndaj buxhetit nga njësite vendore. Ndaj shlyerja e tyre parashikohet te vije nga miradministrimi, por edhe nga vendosja e taksave te reja.

Share This Video


Download

  
Report form