Taksa nuk do të hiqet derisa Beogradi të njohë Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-11-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kosova është e vendosur për të mos e tërhequr taksën 100 përqind për mallrat serbe, derisa Beogradi zyrtar të njohë Kosovën si shtet. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj këtë të enjte nga foltorja e parlamentit të Kosovës.Ramush Haradinaj: Masat duhet të jenë të përhershme deri në njohje. Nuk duhet me i heq. Pa një masë të tillë është e pamundur arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të zbatueshme. Vendimi për taksën është bërë prej zorit.Kreu i qeverisë së Kosovës u kërkoi të gjitha partive politike të jenë të bashkuara dhe mos të lëkunden për çështje që kanë të bëjnë me interesin kombëtar.Më herët Presidenti Aleksandër Vuçiç kundërshtoi taksën 100 për qind të vendosur për produktet serbe, duke iu lutur Kosovës të ulen në bisedime për të arritur një marrëveshje kompromisi.Aleksandar Vuçiç: Ju kërkoj të tërhiqni vendimin tuaj. Ne duhet të ulemi dhe të biem dakord për një marrëveshje dhe kompromis. Ju duhet të negocioni me ne. As amerikanët, e askush tjetër nuk do t?iu ndihmojë.Kreu i shtetit serb theksoi gjithashtu se pret mbështetjen e Bashkimit Europian për anulimin e kësaj mase drastike. Më herët përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të tërheqë vendimin për rritjen e taksës.Kosova importon rreth 400 milionë euro në vit mallra nga Serbia dhe një masë e tillë ka kosto të mëdha për bizneset serbe.

Share This Video


Download

  
Report form