Orkestra "VENTAGLIO D?ARPE" ka ardhur për herë të parë në Shqipëri, për të mbajtur një tur koncertor në Vlorë dhe në Tiranë.
Pasditen e së shtunës grupi me orkestrantët e rinj ka perfomuar në Teatrin ?Petro Marko? në Vlorë dhe një pjesë e këtij grupi në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse.
Orkestra Ventaglio D?Arpe është themeluar në vitin 2004 nga imagjinata dhe profesionalizmi i profesoreshës Patrizia Tassini që është edhe drejtuese e kësaj orkestre.
Orkestra është e përbërë tërësisht nga studentët e saj dhe nga ish-studentë.
E konceptuar fillimisht si praktikë orkestrale pranë Konservatorit të Udine-s, zuri një vend të qëndrueshëm në botën muzikore. Grupi orkestral dallohet për harpat klasike, një realitet absolutisht unik në të gjithë botën.
Orkestra ka interpretuar një program me muzikë nga Dvorak, Cajkovskij, Rossini, Bizet, e të tjerë. Kjo orkestër do të japë sërish koncert këtë të dielë në katedralen e ortodokse në Tiranë. Koncertet janë mundësuar nga Ambasada Italiane dhe Instituti Italian i Kulturës.