Fundvit/ Sekuestrohen në Tiranë dhe Vlorë 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë

Top Channel Albania 2019-12-23

Views 2

Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar gjithsej 447 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.


Kështu janë sekuestruar në Tiranë dhe Vlorë, 200 kapsolla dhe 95 fishekzjarrë. Saktësisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë sekuestruar 95 fishekzjarrë dhe 160 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese, e ndërsa nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë janë sekuestruar 40 kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Për këto raste materialet në ngarkim të pronarëve të subjekteve i kanë kaluar prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme dhe në një rast, pronari i një dyqani është ndëshkuar me masë administrative nga zjarrfikësit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë tregtarët e shumicës dhe pakicës, që të respektojnë kriteret e përcaktuara në Udhëzimin e përbashkët nr. 661 te vitit 2018 te Ministrit te Brendshëm, Ministrit te Mbrojtjes dhe Ministrit te Financave dhe Ekonomisë për të mos tregtuar dhe përdorur kapsollat dhe fishekzjarrët pasi do përballen me ligjin.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo rast të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve, duke u garantuar reagim të shpejtë, të paanshëm dhe anonimat të sigurt.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vlore#Tirane#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form