Java e gjuhës italiane në botë, në këtë edicion të 18-të fokusohet mbi temën ?Gjuha italiane dhe rrjeti, rrjetet për gjuhën italiane?. Arsyeja, që është zgjedhur kjo temë aktuale, është për të hulumtuar lidhjet dhe ndikimet, që ekzistojnë mes gjuhës italiane, teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit social. Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, në Tiranë në një prezantim për mediet u ndal tek risitë e këtij edicioni.
Java e gjuhës italiane në botë ka mbërritur në edicionin e 18-të. Në të gjithë botën në rreth 200 përfaqësi diplomatike, konsullore edhe institute italiane të kulturës që përkujtojnë javën e kulturës dhe gjuhës italiane. Për këtë vit tema është ?Rrjeti?, i parë në një koncept mjaft të gjerë. Shqipëria paraqet një veçori që nuk haset rëndom në vende të tjera, që të ketë përfaqësi kaq të madhe, që e njohin edhe e flasin gjuhën italiane, prandaj edhe nga ana jonë duhet që të ketë një angazhim të madh për gjuhën italiane në Shqipëri. Në Shqipëri njihet gjerësisht në moshën mbi 35 vjeç edhe zë vendin e dytë, si gjuhë e huaj.