Rama: Zgjedhje më 18 qershor për të çliruar drejtësinë

RTV KLAN 2017-07-05

Views 0

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje më 18 qershor për të çliruar drejtësinë, teksa në krahun tjetër Partia Demokratike është ngujuar në çadër nga frika prej drejtësisë.

?Kush ngujohet ka një arsye për tu fshehur, ka një faj për të larë. Ngujimi në atë çadër, është ngujimi që vjen prej një frikë shumë të madhe që është drejtësia. Ndërkohë që motivi ynë për të shkuar në zgjedhje më 18 Qershor është çlirimi i drejtësisë për t'i dhënë një hov edhe më të madh ekonomisë dhe punësimit,? tha kryeministri Rama.

Kryeministri foli gjatë një takimi me të rinjtë nga Shkodra që do të votojnë për herë të parë më 18 qershor: ?Vota e 18 qershorit ndan se kush do të vendosë për fatin, tonë, do të vendosë vota, kushtetuta apo gjykatësit??

?Kjo është luftë, jo betejë. Kjo është luftë për Shqipërinë që duam, është luftë për të përcaktuar nëse do të ketë shtet, nëse do të ketë drejtësi. Dhe kjo është një luftë që nuk bëhet duke i ikur popullit, apo duke harruar se 18 qershori është diçka kur çdo qytetar ka të drejtën e vet sovrane të përcaktojë se kush prej nesh do të marrë detyrën për të drejtuar vendin.?

-Sulmon kryetaren e Bashkisë

?Kam gjithmonë trishtim kur vij në Shkodër, kemi bërë shumë, por mund të bënim shumë më tepër...Kemi rindërtuar teatrin, kemi ndërtuar stadiumin, dhe muzeun Marbui dhe për këto të treja s?kemi pasur nevojë për leje nga bashkia.?

Rama tha se qeveria e tij nuk i ndante njerëzit në ?tanët dhe tyret?, duke folur për bashkitë e kontrolluara nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. /tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS