Rama: Ulemi për drejtësinë e zgjedhjet të shtunën, Basha: Dakord për takimin, flasim pas të mërkurës

Ora News Lajme 2016-05-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë rënë dakord të takohen pas të mërkurës, por pa caktuar ditën dhe orën e saktë.
Dy rivalët politik iu rikthyen letërkëmbimeve përmes drejtorëve të kabinetit, në përmbushje të qëllimit për një takim mes tyre.
Dosja e dialogut nuk do përmbajë vetëm reformën në drejtësi, por edhe atë zgjedhore dhe çështje të tjera me interes të përbashkët, një kalendar bisedimesh i zgjeruar sipas kërkesave të PD-së, ku tani nuk përfshihet vetëm reforma në drejtësi.
Ftesa për t?u ulur në tryezë, të shtunën në orën 11:00 erdhi nga kryeministri, duke marrë shkas, nga gatishmëria publike e zotit Lulzim Basha për takim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-lete...

Share This Video


Download

  
Report form