Report TV - Përleshjet te “Asllan Rusi” shkaktarë 4 tifozë të Tiranës

Report TV 2017-07-05

Views 0

Shkak i konfliktit mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë në ndeshjen e basketbollit duket se kanë qenë 4 tifozë bardheblu.

Policia e Tiranës bën me dije se 4 të rinj me inicialet G.A, XH.SH, R.B, DHE M.M kanë sulmuar me grushte 2 tifoz të Vllazninsë.

Konflikti sipas Policisë ka nisur në ambientet e jashtme të Pallatit të Sportit ?Asllan Rusi? dhe më pas ka vijuar edhe në ambientet e brendshme, aty ku do luhej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë në basketboll, e vlefshme për Superkupën e Shqipërisë.

?Dje ishte një eksperiencë që nuk e kisha kaluar ndonjëherë në jetën time. Na vjen keq për tifozët e Vllaznisë, sepse ne mund ta fitonim ndeshjen dhe t?i gëzonim ata, por ajo çfarë ndodhi dje ishte një çmenduri e vërtetë. Shpresojmë që ndeshjen tjetër të mos kemi te njëjtat probleme?, është shprehur një basketbollist i Vllaznisë.

?Fatkeqësisht ky nuk është sport dhe nuk ka asnjë lidhje me sportin. Shpresoj që situata të tilla të mos i shoh më në jetën time. Më vjen jashtëzakonisht keq për tifozët e Vllaznisë, të cilët kishin ardhur në Tiranë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës dhe të përfundojnë duke i qëlluar. Ju shpreh keqardhje dhe shpresoj të mos ketë më situata të tilla sepse ato erdhën për të parë skuadrën e tyre, por huliganet i goditën në rruge. Kjo është e tmerrshme?, u shpreh Jeronimo Sarin, trajneri i Vlaznisë.

Share This Video


Download

  
Report form