http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kreut të LSI-së Ilir Meta për krijimin e një ?qeveri besimi?. Duke theksuar se e vlerëson si përpjekje për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.Në një postim në Facebook, Rama thotë se mbetet i gatshëm për çdo zgjidhje që i?a lehtëson PD-së rrugën për tu kthyer në Kuvend, votuar Vetingun, vazhduar betejën politike në shinat e Kushtetutës dhe për të garantuar së bashku, zgjedhjet më të lira e të ndershme më 18 qershor. Por nënvizon se nuk ka shtyrje të zgjedhjeve.?Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për çdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cenon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standardeve demokratike. Kushtetuta jonë është shumë e qartë - zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë - qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithçka tjetër.?