http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Kosova do të duhet të heq tarifën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.Gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Mogherini deklaroi se do të thërrasë raundin e ri të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë menjëherë sapo të hiqet taksa.?Siç e dini, unë personalisht e lehtësoj dialogun. Por, dialogu nuk më përket mua, Bashkimi Evropian apo ndonjë prej nesh rreth kësaj tryeze, ajo i takon dy palëve në dialog. U takon atyre të arrijnë një marrëveshje që do të ishte e pranueshme dhe e përshtatshme për të dyja palët.?Shefja e diplomacisë europiane tha gjithashtu se shpreson në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa theksoi se marrëveshja duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se do të duhet të mbështetet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.