Report TV - Fier, prindërit e divorcuar nuk shlyejnë detyrimet ndaj fëmijëve

Report TV 2017-07-04

Views 1

FIER-Janë plot 274 dosje të fëmijëve me prindër të divorcuar që janë të arkivuara në zyrën përmbarimore Fier prej vitesh, teksa fëmijët presin të përfitojnë ndihmën ekonomike të prindërve të tyre.

Në ambientet e këtij institucioni është publikuar edhe lista, ndërsa askush nuk jep përgjigje nëse fëmijët do ta marrin një ditë atë çka u takon.

Këto vendime, kanë përcaktuar qartë dhe saktë kujdestarinë prindërore të njërit prej prindërve, detyrimet, takime të fëmijës nga prindi me të cilin fëmija nuk bashkëjeton, por edhe vendimin për pension ushqimor i cili nuk paguhet nga prindërit për fëmijët e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form