A1 Report - Fier, nena e 4 fëmijeve: Jetojme ne varferi, s'marrim asnje ndihme

Report TV 2015-08-21

Views 3

FIER- Varfëri ekstreme, sëmundje të rënda dhe neglizhencë totale nga pushteti vendor. Kjo është historia e familjes Ruko, e përbërë nga 5 anëtarë që jeton në kushte të mjerueshme në lagjen "8 Shkurti" të qytetit të Fierit.

Feruze Ruko prej kohësh është shtylla e shtëpisë, pasi bashkëshorti nuk jeton më, ndërsa tregon se gjendja e banesës ku ata jetojnë është shumë e rënduar.

Dritaret nuk kanë xhama dhe për t'u mbrojtur nga i ftohti, Feruzes i është dashur që në vend të tyre të përdori disa plasmasë. Në të gjitha dhomat mbizotëron lagështira.

Me lot në sy ajo shprehet se varferia ekstreme e ka bërë që të mos ketë se me çfarë t'i ushqejë fëmijët pasi pensioni, i të shoqit të saj të vdekur prej disa vitesh, është i vetmi burim ekonomik i saj.

Sikur të mos mjaftonte mungesa e të ardhurave, njëri prej djemve të Feruzes vuan nga problemet mendore, madje, nëna e tij ankohet se nuk ka as me se ta ushqejë.

Feruzja thotë se shteti e ka harruar, prandaj me lot në sy bën thirrje për ta ndihmuar.

Share This Video


Download

  
Report form