Report TV - Mbifaturimet e Ujësjellësit edhe në Fier, PD: Gjoba ndaj qytetarëve

Report TV 2016-02-23

Views 1

Problemi i mbifaturimeve nga ana e ujësjellësit është shqetësues edhe në qytetin e Fierit. Muajin e fundit është rritur edhe numri i ankesave pranë Drejtorisë së Ujësjellësit, të cilat janë kryesisht për mbifaturime dhe faturime afrofe. Fatura janë 80 për qind më të larta se në muajt e fundit.

Abuzimet ndaj qytetarëve janë denoncuar edhe nga dega e Partisë Demokratike në Fier, të cilët i kanë cilësuar gjobvënie ndaj qytetarëve këto fatura.

Në qytetin e Fierit ka pasur edhe denoncime nga qytetarë, të cilët pretendojnë se janë faturuar në emër të tyre, pa pasur asnjë kontratë me drejtorinë e ujësjellësit.

Share This Video


Download

  
Report form