Fier, Shtëpia e Oficerëve seli PD edhe ish-ushtarakët atje kundër

Report TV 2015-08-21

Views 10

FIER- Vendimi i qeverisë për t'i kaluar për përdorim Partisë Demokratike dega Fier, Shtëpinë e Oficerëve, ka sjellë edhe reagimin e këtyre të fundit.

Xhemal Dingo, një ish-oficer i lartë i ushtrisë para viteve 1990, shprehet i indinjuar nga ky vendim, ndërsa thekson se "këta godina janë pjesë historisë së ushtrisë shqiptare dhe përvetësimi i tyre është një luftë e hapur që i bëhet punës dhe kontributeve të Ushtrisë Shqiptare".

Të njëjtin mendim ndan edhe kreu i shoqatës së ish-ushtarakëve të këtij qyteti, Ruzhdi Xhepa, i cili u shpreh së pas këtij veprimi të padrejtë fshihen afera të dyshimta, ndërsa theksoi se ky vendim i padrejtë është tregues i urrejtjes nga e djathta shqiptare.

Ish-ushtarakët e qytetit të Fierit paralajmërojnë një protestë para Shtëpisë së Oficerëvë për të kundërshuar vendimin e qeverisë.

Në mbledhjen e së mërkurës 8 gusht, qeveria, e cila është në fund të mandatit të saj, mori vendimin për t'i kaluar Partisë Demokratike një nga pronat më të lakmueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, përbri Parlamentit.

Vendimi në fjalë nuk gjendej i publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave së bashku me vendimet e tjera, por burime zyrtare konfirmuan për mediat se qeveria e kryeministrit Berisha e ka miratuar atë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS