Report TV - Fier,investim 550 mijë eurosh për ndërtimin e ujësjellësit të Mbrostarit

Report TV 2018-05-09

Views 1

Një investim prej 550 mijë eurosh ka mundësuar ndërtimin nga e para të ujësjellësit të Mbrostarit, në Fier. Si një nga projektet infrastrukturore që qeveria ka negociuar me TAP, ujësjellësi i ri do të ofrojë ujë për rreth 12 mijë banorët e kësaj zone (ku përfshihen fshatrat Mbrostar, Petovë, Makaj, Verri, Kallm, Mojalli, etj).

Gjatë inspektimit të punimeve, Kryeministri Rama tha se me investime të tilla do të bëhet e mundur që të tejkalohen përfundimisht situatat e krizës për ujë, duke bërë një transformim rrënjësor të situatës.

?Për herë të fundit është investuar në vitin 1989, si këtu ka dhe plot zona të tjera. Falë këtij bashkëpunimi ne sot bëjmë të mundur një transformim rrënjësor të situatës, por deri në 1 shkurt të tërë ata që kanë lidhje të paligjshme, të shkojnë tek ndërmarrja e ujësjellësit, ta legalizojnë lidhjen, kështu do shpëtojnë nga të gjitha borxhet se nuk do i kërkojë njeri borxhe të prapambetura dhe do shpëtojnë nga ndëshkimi pas 1 shkurtit, sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë për të gjithë ata që vjedhin ujë.

E po ashtu, për të gjithë ata që janë punonjës të shtetit, kush merr një rrogë nga arka e shtetit, pra nga kontributet e taksave, nuk mundet të mos jetë në rregull me ujësjellësin. Nuk mundet të mos ketë matës, nuk mundet të ketë borxhe ndaj ujësjellësit.

Share This Video


Download

  
Report form