http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e parlamentit te Maqedonisë po vazhdon per te treten dite radhazi, me fjalimet kryesisht te deputeteve te VMRO-DPMNE-se qe synojnë ta zgjasin sa me shume ne kohe procesin e ngritjes se Komisionit per Zgjedhje dhe Emërime, qe i paraprin edhe zgjedhjes se kreut te ri te parlamentit. Përpara nisjes se seancës se kësaj te mërkure, është mbledhur serish takimi koordinues mes përfaqësuesve te partive parlamentare dhe kryesuesit te seancës Veljanovski, por ai nuk ka arritur te prodhoje asnjë rezultat konkret. Deputetet e LSDM-se dhe BDI i kane ngritur Veljanovskit shqetësimin per replikimat dhe fjalimet pafund te deputeteve te VMRO-se qe po pengojnë mbarëvajtjen normale te punimeve te Kuvendit. Deputetet nuk kane rene dakord per shkurtimin e minutazhit të replikave dhe fjalimeve procedurale dhe as për reduktimin e listës së të paraqiturve për fjalime në Kuvend. Por Veljanovski theksoi se seanca do të vazhdojë sipas rregullores deri në përfundimin e të gjithë fjalimeve nga deputetët e paraqitur për të marrë fjalën. Te gjithë deputetet e VMRO-se janë regjistruar per te mbajtur fjalën, ndërsa deri tani fjalimin e kane konsumuar vetëm 2 prej tyre. Analistet e shikojnë kete vendim te deputeteve te VMRO si pjese e strategjisë per te zvarritur ne maksimum seancën, e duke bllokuar ne te njëjtën kohe hapat per krijimin e qeverise se re.