http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me 82 vota pro dhe vetëm votën kundër te deputeteve Ben Blushi e Mimoza Hafizi, mazhoranca ka miratuar ne oret e para te mëngjesit te se premtes buxhetin per vitin e ardhshëm dhe paketen fiskale, ndërkohe qe opozita braktisi sallën ne momentin e votimit. Ky eshte buxheti i 4 i qeverise Rama dhe debati politik u fokusua tek arritjet apo dështimet e këtij mandati. Edi Rama: Projektbuxheti që sot do të votojmë në parim, finalizon një përpjekje të madhe e të vazhdueshme, të këtij mandati qeverisës, për të futur shtetin në shinat prej nga kishte dalë plotësisht kur ne morëm detyrën; për të vendosur rregull në llogaritë e shtetit, duke ulur gradualisht borxhin publik; për të rritur në mënyrë të qendrueshme fuqinë blerëse dhe konsumin; për të financuar bindshëm reformat e mëdha të viteve të fundit.Sali Berisha: Njeriu që premtoi se do përmbushë zotimet, shkatërroi buxhetin dhe ka lëshuar 1/3tën e investimeve. Pra, nëse e shihni këtë buxhet ai është kurora e zezë e dështimit tuaj katër vjeçar. Por tronditëse është se ky buxhet nuk ka asnjë zë, asnjë artikull, asnjë shpenzim për proceset integruese europiane të Shqipërisë, kusht themelor ky në procesin e integrimit.Por çfarë parashikon buxheti i ri?Vitin e ardhshëm qeveria do te marre me pak hua, niveli me i ulet i regjistruar nder vite, me afro 1.9 % te prodhimit te brendshëm bruto. Paralelisht, borxhi publik do te zbresë ne 69% te PBB, nga afro 71, 8 % qe pritet te mbyllet ne fund te ketij viti. Si pasoje e rritjes ekonomie me rreth 3.5 per qind, qeveria parashikon te shpenzoje 469 miliard leke, ose 4.3 % me shume se viti aktual.Ne keto shpenzime dy jane zërat kryesore qe do te marrin edhe fondin me te madh te parave. Pagat dhe pensionet me nje fond prej 100 milionë dollarë si dhe zëri i investimeve publike. Dy taksat e vetme qe parashikohet te rriten janë per gazin e automjeteve si dhe per makinat e luksit. Ndërsa pësojnë ulje renta minerare, duhani i grire dhe tarifat doganore per fasonet qe zerohen.