Ora News – Borchardt: Bojkoti i zgjedhjeve dëmton Shqipërinë dhe opozitën, dialog

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, deklaron se bojkoti i zgjedhjeve të qershorit nga opozita do të dëmtonte vendin dhe vetë subjektet politike pjesë të saj.
Sipas tij, mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësimet e kodit zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot dhe dhunë.
Bernd Borchardt: ?Besoj fuqimisht që shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, në kohë dhe me përfaqësimin e duhur të të gjitha partive. OSCE/ODIHR-i po përgatit një mision shumë të plotë për vëzhgimin e zgjedhjeve. Nëse partitë duan që zgjedhjet të bazohen te një ligj më i mirë zgjedhor ? atëherë ato duhet të gjejnë konsensus për përmirësimet. I kemi nxitur prej më shumë se një viti që ta bëjnë këtë gjë. Kemi bërë shumë rekomandime për përmirësime. Mënyra për të ecur para duhet të jetë dialogu për përmirësimet e Kodit Zgjedhor dhe jo kërcënimet për një bojkot të zgjedhjeve; një bojkot vetëm sa do të dëmtonte vendin dhe ata që e fillojnë atë. Kërcënimet për të ndërprerë procesin e rregullt demokratik do të ishin shumë të papërgjegjshme; janë shumë të paktë ata shqiptarë që mund të duan që vendi të shkojë 20 vite pas. Thirrjet për dhunë janë një territor ku nuk duhet shkelur absolutisht.?
Në një intervistë për gazetën në anglisht ?Albanian Daily News? me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt thotë se puna e OSBE është fokusuar tek funksionimi i institucioneve dhe afrimi i tyre me qytetarët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/borchardt-bojkoti-i-zgjedhjeve-demton-shqiperine-dhe-opoziten-dialog/

Share This Video


Download

  
Report form