Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki alarmoi se vendi rrezikon të prish imazhin para Brukselit dhe opinionit ndërkombëtar për shkak të vendimit të papjekur siç e cilësoi ai të opozitës për bojkotimin e kuvendit. Poposki gjatë llogaridhënies për punën e tij vjetore përpara deputetëve vetëm të partive në pushtet dhe në mungesë të opozitarëve tha se vendi do të humbas shumë nga qasje e tillë e opozitës.
"Papjekuri do të ishte vërejtja e parë që do jepte një vëzhgues i pavarur nga jashtë rreth kësaj çështjeje. Me një qasje të tillë humbim të gjithë, fitojnë vetëm ata që kanë interes të gjejnë arsyetime shtesë për mos mbështetjen e proceseve të tilla. Nuk do të anashkaloj as faktin se ai lajm ka tërhequr vëmendje të madhe në sferën mediatike greke në krahasim me çfarë do lajmi për arritjet apo shkeljen e të drejtës ndërkombëtare në periudhën e kaluar", tha Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.
Deputetja Silvana Boneva nga ana tjetër tha se shpreson se kolegët e saj të opozitës do të kthehen në kuvend me qëllim që të mos rrezikohet përmbushja e kriterit politik i cili është kusht i domosdoshëm për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
"Shpresoj se marrëdhëniet mes partive politike në planin e brendshëm nuk do ta dëmtojnë rrugën tone euro-atlantike të vendit. Se partitë politike nga opozita do të kthehen në institucione që të mos lejojnë që Maqedonisë t'i varet në qafë përsëri një tabelë e re kriteri kryesor që të mund të marrim datën për bisedimet të jetë dialogu politik", tha Silvana Boneva, deputete e VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër duke komentuar marrëdhëniet e Maqedonisë me fqinjët, Milloshoski dhe Poposki ironizuan mundësinë që kryeministri grek ta vizitojë Shkupin zyrtar.
"Është mirë që Maqedonia ka ftuar në të kaluarën dhe tani bën ftesa që kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë ta vizitojnë Maqedoninë. Por unë mendoj se më shpejtë Presidenti i Republikës së Qipros të pjesës greke do ta vizitonte Ankaranë sesa kryeministri Samaras ta vizitojë Maqedoninë", u shpreh Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE.
"Besueshmëria që të ndodh kjo duke pasur parasysh bisedimet, nuk do ta krahasoja me mundësinë që një ministër i Qipros të vizitojë Turqinë, por do e krahasoja me mundësinë nëse kryetari i Greqisë do të kishte vendosur ta vizitojë Maqedoninë apo Anatartikun!", theksoi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.
Ndërkohë duke komentuar pritjet nga vizita e ndërmjetësit Nimic në fillim të janarit, Poposki tha se çdo komunikimi mes Shkupit dhe Athinës duhet të shpërbejë për ndërtimin e klimës së mirëbesimit, ndërsa rikujtoi se Maqedonia nuk heq dorë nga qëndrimi për respektimin e të drejtës ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së për sa i përket çështjes së emrit. Semra Jakupi