Ora News – Pagesa e energjisë: Kishat, xhamitë, teqetë s’do tarifohen si biznes

Ora News Lajme 2017-07-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kishat, xhamitë dhe teqet do të tarifohen për energjinë elekrike jo si biznes por si familjarë. Ky është një projek i ri i qeverisë shqiptare pas kërkesave të bëra nga komunitetet fetare, kryesisht ai i besimit mysliman për të mos paguar fatura energjie në çmimet e një biznesi. Vendimin e tij kryeministri Rama e bëri publike gjatë dorëzimit të lejeve të legalizimit të kishës së Shën Athanasit në Selenicë.
Qeveria ka vendosur që objektet e kultit të trajtohen me tarifa të energjisë elektrike si abonentët familjarë dhe jo më tarifa biznesi si deri më sot.
Nisma u njoftua nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në kishën e Shën Athanasit në Selenicë.
Rama: ?Ne do bëjmë një ulje të tarifës së energjisë për të gjitha objektet e kultit, sepse në fund të fundit janë familje besimtarësh dhe do paguajnë si familje. Kjo besoj do lehtësojë shumë nga ana financiare gjithë institucionet e kultit?.
Por vizita e Kryeministrit në këtë Kishë nuk ishte rastësore, pasi kreu i qeverisë i dhuroi atë Spiros edhe lejen e legalizimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pagesa-e-energjise-rama-kishat-xhamite-teqete-sdo-tarifohen-si-biznes/

Share This Video


Download

  
Report form