Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në përgjigje të reagimeve që erdhën nga Unioni i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve pas akuzave të tij ndaj gjyqtarit Aliaj që pezulloi Çakon nga detyra, Ministri i Brendshëm ka përforcuar më tej akuzat e tij.
Tahiri tha se ata që mbrojnë gjyqtarët që lirojnë përdhunuesit dhe vrasësit, janë korporata që ka përfituar në vazhdimësi nga imuniteti politik për të bërë biznes me vendimet e drejtësisë.
Por Ministri u kujdes të theksonte se jo të gjithë janë njëlloj.
Tahiri: Sot pas deklaratave të mia reaguan Unione Gjyqtarësh, Sindikata Prokurorësh dhe Gjyqtarësh, janë të lirë të zgjedhin rrugën e tyre. Por si ka mundësi, këta nuk kanë reaguar qoftë dhe njëherë që një gjyqtar që liron një vrasës apo përdhunues, rikthehet në detyrë. Si ka mundësi që këta prokurorë dhe gjyqtarë pajtohen, solidarizohen më një kolegun e tyre që kapet duke liruar një vrasës dhe përdhunues dhe kur ua rikthejnë në detyrë askush nuk reagon.Askush nuk ka reaguar, heshtin të gjithë, solidarizohen me njëri-tjetrin me një korporatë kriminale duke mbrojtur njëri-tjetrin, sepse duke e bërë këtë arrijnë të bëjnë pazaret që bëjnë, ti bien në qafë qytetarëve duke u mohuar të drejtën dhe mbushur xhepat e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiriflet-korporata-qe-me-imunitet-politik-ka-bere-biznes-me-drejtesine/